Përdhunimi i 15 vjeçares/Babai: Vajza tentoi vetëvrasjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës, Abaz Doga, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur” detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka shokuar opinionin publik.

Sipas tij, “këto shenjat e vogla i kam vënë re që para një viti, para se të shkruhej emri në muret e lagjes”. Megjithatë thekson që “mendova se ishte vetëm një ngacmim”. Madje tha se e bija ka tentuar edhe vetëvrasjen e ndikuar nga gjendja e rëndë psikologjike.

“Ai e ruante vajzën dhe unë desha ta kap, por kur i afrohesha, ikte shmangej. Këto shenjat e vogla i kam vënë re që para një viti, para se të shkruhej emri në muret e lagjes.

Po mendova se ishte vetëm një ngacmim. Shkova tek drejtori i shkollës dhe i thash merrni masa se po më ngacmon vajzën, ai më tha nuk e lemë të futet brenda, më tha do t’i flas unë. Thirri vajzën dhe vajza i tha që e ngacmonte, edhe djali i vet tha do t’i flas unë.

Tani në fund e mora vesh që ata e kanë larguar nga shtëpia. Nuk ka pasur asistencë deri dje nga psikologët, kanë shkuar dje në orën 15:00. Më parë nuk kanë ardhur asnjëherë. Në momentin që djali më tha për foto dhe videot, e pashë atë me biçikletë dhe desha ta godisja,

Kjo ndodhi para një jave, por ai iku, ndërsa djali i vet më tha mos u merr me atë, çoje në burg. Vajzës para një jave i kapa ilaçet e tensionit që i përdorja unë, i mori dhe deshi t’i pinte”.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV