Rudina Hajdari: Palët i shmangen diskutimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“ Tre partitë më të mëdha në vend mundohen të shmangin diskutimin mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor,” deklaroi Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Deputetja Hajdari tha se PS kërkon që çështja e sistemit të diskutohet në një fazë tjetër, Partia Demokratike eviton diskutimin ndërsa LSI nuk është shprehur fare.

“PS thotë ndoshta e diskutojmë në një fazë të dytë, PD nuk do ti bashkëngjitet këtij qëndrimi dhe e eviton si çështje kurse LSI nuk shprehet fare për këtë çështje.

Unë kam dashur që nga ajo tryezë të dal me diçka dhe prandaj jam munduar ti bind me argumente dhe të çedoj në propozimin fillestar me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pastaj thashë hajde shikojmë listat e hapura pastaj hajde shikojmë sistemin danez që është mbështetur nga ambasada amerikane” – deklaroi Hajdari në emisionin “Opinion”.

Çështja e sistemit zgjedhor nuk është pjesë e listës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR por i është lënë palëve në dorë për të diskutuar një ndryshim të mundshëm./l.m/Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV