Ambasadorja amerikane në NATO poston foto nga Shqipëria: Vendi i mrekullive

Ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka postuar një foto me tre ushtarë amerikanë teksa shikonin tokën e Shqipërisë.

Përmes një komenti në Twitter, ambasadorja shprehet se ushtarët po bënin manovra në kuadër të operacioneve të NATO dhe qëndruan për disa ditë në vendin tonë.

“Javën e kaluar regjimenti i 352-të për operacione speciale ka qenë duke mbajtur misione të rëndësishme trajnimi në qiejt e aleatit të NATO-s, Shqipërisë.

Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët në për të mprehur ndërveprimin dhe të mbetemi gjithnjë të gatshëm për të parandaluar e për t’u mbrojtur”, ka shkruar Kay Bailey Hutchison./l.m/Fjala.al