“Babi im ndryshoi botën”, vajza e vogël e George Floyd përlot me fjalët e saj (VIDEO)

Vajza e George Floyd u filmua teksa thoshte “Im atë ndryshoi botën”, disa ditë pas vdekjes së tij.

Gianna Floyd, e njohur si Gigi, foli me krenari për babanë e saj, i cili vdiq ndërsa u arrestua nga një polic i bardhë.

Ajo ishte me ish basketbollistin profesionist Stephen Jackson, i cili ka bërë fushatë për drejtësi në emër të mikut të tij.

Ai postoi videon e vajzës së vogël dhe shkroi: Kjo është e drejtë GiGi, babi ndryshoi botën, George Floyd është emri i ndryshimit.

Ish-ylli i NBA tha se ai shpesh cilësohej si binjak i Xhorxhit dhe shtoi se do të kërkojë drejtësi për Xhorxhin.

Dje Gianna qëndroi pranë nënës së saj Roxie Washington në një konferencë shtypi për vdekjen e babait të saj.


Duke mbajtur lotët, Znj. Uashington tha: Gianna nuk ka baba. Ai kurrë nuk do ta shohë atë të rritet, të diplomohet. Ai kurrë nuk do ta shoqërojë atë në altar.

Ajo u tha gazetarëve se dëshiron që të katër oficerët e përfshirë në vdekjen e Floyd të paguajnë për vrasjen./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi: Mirror

https://www.instagram.com/p/CA9tDldjsG3/