Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet organizatori i trafikimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vihet në prangat e policisë organizatori i tentativës së trafikut të 38 kilogramëve heroinë nëpërmjet portit të Durrësit, ku më 17 maj, u arrestua drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Në vijim të operacionit të koduar “Parkingu”, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin Pirro Çapi, 55 vjeç, banues në lagjen nr.4 Durrës.

Në zbatim të urdhrit të ndalimit, uniformat blu e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Pirro Çapi, në afërsi të banesës së tij, në rrugën “Kumini”, në lagjen nr.4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 55-vjeçari është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kilogramë heroinë të kapur në 17 maj, në portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Kapja e tij u bë pasi, në kamionin që drejtonte Dhimitër Zykaj dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit, 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./b.b/fjala.al

Të fundit

Topalli godet fort: Vota po blihet nga jashtë, kush fshihet pas skemës

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli ka denoncuar se familjarët e emigrantëve në Shqipëri po presionohen me...

Atentati në Tiranë/ Dy fëmijë të mitur në gjendje të rëndë, ja si raportohet gjendja

Një i vrarë në Lezhë dhe katër të plagosur në Tiranë ishte bilanci i dy atentateve mbrëmjen e djshme. Në Lezhë u vra 64-vjeçari...

‘Evropa’ vjen në Lezhë, Rama publikon pamjet e spitalit të ri modern

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standarteve...

SONDAZHI / 64% e shqiptarëve nuk kanë besim tek opozita e Sali Berishës

Besueshmëria e opozitës të udhëhequr nga Sali Berisha vijon të mbetet në nivele të ulëta. Vetëm 31% e shqiptarëve kanë besim tek opozita e...

Zbulimi i ri! Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret në botë

Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit ka zhvilluar një model të ri të quajtur “Probabiliteti i Zjarrit”, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar...

Lajme të tjera

Web TV