Çifti i njohur Meghan dhe Harry kohët e fundit kanë qenë shumë të frikësuar për sigurinë e tyre sepse kanë parë disa dronë që fluturonin mbi shtëpinë që jetojnë në Los Angelos.
‘Daily Mail’ ka bërë të ditur se çifti mbretëror ka punësuar një skuadër sigurie të cilën e paguan me shifrën marramendëse.
Ata paguajnë 7000 paund në ditë për sigurinë e tyre dhe kanë zgjedhur skuadrën nga kompania më e mirë e cila punon edhe për njerëz të tjerë të fuqishëm siç janë Tom Hanks, Madonna, Jeff Bezos, Cher etj./b.b/fjala.al