Dhimitri: Protestuesi i Teatrit u dhunua njësoj si afro-amerikani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri ka krahasuar protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd.

Ajo thotë se një gjë e tillë ka shkaktuar protesta në të gjithë SHBA-në dhe policët iu bashkuan protestuesve, ndërsa këtu policët “rrahin protestuesit”. Ajo tha ka dyshime të forta që brenda atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur të individë të inkriminuar.

“O zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbarët tuaj godasin popullin e vet, trishtohem për paaftësinë tuaj, për menaxhimin e situatave dhe të Policisë së Shtetit. Vetëm për ju është përdorur dhuna, çfarë përfaqësoj ju dhuna, kur persona të maskuar të cilët nuk e dimë a janë efektivë të vërtetë të policisë apo individë në struktura kriminale godasin protestues. Një episod i tillë në SHBA kanë ngjallur protesta. Dhunës suaj nuk kursehen as gratë. në SHBA u hoqën kapet dhe u bashkuan policët me protestuesit për vrasjen e afro- amerikanit”, u shpreh Dhimitri.

Më tej ajo theksoi se, “Në daljet publike keni thënë “punonjësi i policës ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike”. Keni përdorur më shumë se një herë fjalën dhunë. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm dhe për këtë duhen marrë masa. Listën e punonjësve të pranishëm së bashku me numrat e identifikimit, vendimet e marra lidhur me veprimet gjatë operacioni. Këtë përgjigje jo vetëm që nuk e mora, por ju përmes përgjigjeve tuaja vazhdoni të shtoni edhe më tej dyshimet se ishin nga individë të strukturave kriminale. Edhe në Laç, vrasësit ishin me uniformë policie, nuk është çudi. Duhet të behët transparencë e urdhrave të dalë në shkelje”.

Lexo edhe :  Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Sipas saj, “Kjo interpelancë për qëllim t’ju vë në dije se për aq kohë sa ekzistojnë ligjet, do të zbatohen. Në të kundërtën, përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Interpelanca kërkon ta mbrojë policën e shtetit dhe jo ta hedhë në rrugë, jam e bindur që ato djem dhe vajza që nuk e shkelin atë, por jam e bindur se ka edhe djem dhe vajza që janë aty për të nxitur rrugën.

Hajde të heqim targat, numrin e sigurimeve shoqërore, se fundja për ca na duhen, Nëse doni policnë e shtetit, mos e identifikoni me krimi dhe zbatoni ligjin. pse ka qenë RENEA, kanë qenë në kundërshtim me ligjin. A jeni i informuar nga procedurat për shembjen e Teatrit, nëse po na vini në dispozuicion datën dhe vendimet, dokumentacionin e nevojshëm të ndjekur nga Bashkia”/b.b/fjala.al.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV