E fashuar/Çfarë i ka ndodhur Monika Kryemadhit (Video)

Edhe pse politika shqiptare po shoqërohet me një dinamikë ngjarjesh, syrit te medias nuk i shpëton asnjë detaj.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në hyrje të selis blu është parë me dorën e fashuar dhe duke çaluar.

Mëson se kryetarja e LSI për shkak të vështirësive në të ecur ka lajmëruar se nuk do paraqitej në punë por zhvillimet e rëndësishme për Reformën Zgjedhore dhe angazhimi i drejtpërdrejt i ambasadorëve Kim, Soreca e Norman, e kanë detyruar të dalë nga shtëpia, shkruan Newsbomb.

Thuhet se Kryemadhi ka qenë duke bërë punët e shtëpisë dhe aksidentalisht është rrëzuar duke ndrydhur këmbën. Kjo ka bërë që kryetarja e LSI të mos shfaqej në publik deri dje.

Në videon e mëposhtme të emisionin Fiks Fare, shihet momenti kur Kryemadhi del nga Selia Blu për shkak të dëmtimit në këmbë çalon dhe zbret me vështirësi shkallët.

gj.b/fjala.al