Jetë luksi? Jo thjesht kaq. Shihni pasuritë e familjes Kardashian/Jenner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të kuptojmë se sa para shpenzojnë dhe çfarë jete bëjnë anëtarët e familjes Kardashian, thjesht duke parë serialin e tyre “Keeping un with the Kardashians”. Të gjithë pjesëtarët e saj janë yje të modës, showbizit, biznesit e muzikës dhe në dekadën e fundit, familja Kardashian ka treguar se ndjek politikat e “dyerve të hapura”.

Të gjithë jetojnë në shtëpi marramendëse, me vlerë miliona dollarë, duke nisur nga Kim dhe shtëpia e saj në Casablancas, në Los Anxhelos. Gjithçka është ideuar nga dizenjatori Axel Vervoodrdt, i cili ka dizenjuar edhe shtëpitë e të famshmëve Calvin Klein, Bill Gate e Robert de Niro.

Shtëpia e Kim ruan ngjyra minimaliste, me një arkitekturë të jashtëzakonshme. Vetëm rinovimi i saj kushtoi 20 milionë dollarë, po aq sa është blerë vila në 2014, me sipërfaqe totale 15 mijë metra katrorë.

Kim zotëron edhe një vilë me 3 mijë hektarë tokë me 2 liqene pjesë të saj, në Wyoming. Bëhet fjalë për një fermë të tërë që kushton 14 milionë dollarë. Po ashtu moderne, me vlerë 15 milionë dollarë, është edhe shtëpia e Khloe, po ashtu në Casablanca.

Parajsë e vërtetë është cilësuar edhe shtëpia e Kourtney, me vlerë 10 milionë dollarë. Ajo përbëhet nga 6 dhoma të mëdha gjumi, një pishinë gjogande, kopësht dhe pamje fantastike, shtrirë në 186 hektarë tokë. Shtëpia e Kendall Jenner kushton 8 milionë paund dhe gjendet në Beverly Hills.

Vila ka pamje nga Los Anxhelos dhe përbëhet nga 4 dhoma gjumi, një gardërobë gjigante, dhomë ndenje dhe salloni që të nxjerr më pas tek pishina, rrethuar nga pemë të gjata. E gjithë sipërfaqja e saj është 4800 metra katrorë.

Dhe së fundmi, më e shtrenjta njëkohësisht është Kylie, shtëpia e së cilës vlen 40 milionë paund dhe pozicionohet në Holmby Hills të Los Anxhelos. Mega vila ka në përbërje edhe një kinema private, fushë tenisi dhe një bar të hapur./l.m/Fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV