LAJM I FUNDIT/ Konfirmohen 13 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus raste. Ndërsa totali i të prekurve nga Covid-19 deri në këto momente ka shkuar në 1197 persona.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Në Spitalin Infektiv aktualisht janë duke u trajtuar 23 persona nga të cilët 5 janë në terapi intensive, ndërsa 1 person është i intubuar.

Në përditësimin e situatës së koronavirusit në vend Ministria E shëndetësisë bëri me dije se deri në këo momente janë shëruar nga Covid-19, 70% e personave të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, shkon në 1197 numri i të prekurve

266 raste aktive në të gjithë vendin, rreth 68% e tyre janë në Tiranë

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)

Testime totale 17099

Testime molekulare 15647

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1197

Raste të shëruara 898

Raste Aktive 266

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 183

Krujë 23

Durrës 15

Kamëz 12

Shkodër 11

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2293769047596767/

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV