Pasaportat e skaduara, Qeveria zgjat afatin e vlefshmërisë

Zgjatet deri më 31 dhjetor, afati i vlefshmërisë për pasaportat të cilave iu ka skaduar afati. Vendimi është marrë nga Qeveria, duke miratuar një akt normativ.

Akti i miratuar nga Këshilli i Ministrave, shtyn vlefshmërinë edhe për pasaportat që skadojnë brenda këtij viti.

Mirëpo përjashtim nga kjo vlefshmëri dhe shtyrje, bëjnë udhëtimet jashtë vendi.

AKT NORMATIV PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 2

Në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, pas nenit 14/2 shtohet neni 14/3, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA/b.b/fjala.al