Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se Spanja njeh pasaportën e Kosovës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti, raporton Telegrafi.

Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.

DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë./e.t

Të fundit

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat...

Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Romeo Veshaj është finalisti i parë i “BBVA 3”, pas avantazhit që Egla mori si lidere e shtëpisë. Në prime-n e së martës, Eglës...

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë...

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë...

Temperatura deri në 27 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu...

Lajme të tjera

Web TV