Ramës i tërheq vëmendjen këmisha e Kujtim Gjuzit: Naltmadhni, mbaj fronin

Kryeministri Edi Rama, i cili njihet për shijet e tij të veçanta në stilin e veshjes dhe dizajneve të ndryshme të kravatave, ka kritikuar deputetin Kujtim Gjuzi për mënyrë e mbajtjes së këmishës.

Teksa Gjuzi ndërhyri nga vendi ndërkohë që kryeministri fliste, Ramës i tërhoqi vëmendjen këmisha e tij mbi pantallona, kur deputeti u ngrit nga karrigia.

“Kur përdor kravatë këmishën fute brenda, është A-ja e kodit mbretëror, të lutem, në kodin e veshjes këmisha jashtë jaka zbërthyer”.

Rama: Naltmadhni mbaj fronin

Gjuzi: Fronin e ka princ Leka

Rama: Mbaj fronin se princ Lekën e nxore nga loja

Gjuzi: Më tregon kodin ti mua

Rama: Edhe ashtu edhe këshu i bie edhe mbret edhe Gjuz, nuk shkon.