Rregullore e re për transfertat, BSH-ja cakton kufijtë për tarifat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi dje rregulloren “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, AECH” dhe “Për funksionimin e sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe, AIPS”.

Këto rregullore janë një version i përmirësuar i rregulloreve ekzistuese për funksionimin e sistemit të shlyerjes së pagesave ndërbankare me vlerë të madhe dhe sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, si rezultat i çështjeve të hasura në eksperiencën e Bankës së Shqipërisë gjatë operimit të këtyre sistemeve, plotësimeve më të fundit në kuadrin ligjor dhe rregullator të lidhur me aktivitete në fushën e pagesave, përputhshmërisë me parimet mbikëqyrëse, strategjisë kombëtare për pagesat me vlerë të vogël, si dhe nevojave për përshtatje e zhvillime të reja të pritura në tregun e pagesave.

Njëkohësisht, rregulloret miratojnë dhe heqjen e tarifave për bankat për urdhërtransfertat e klientëve në lekë të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH, me vlerë deri në 20000 lekë.

Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare, dhe për vlera mbi 20000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike.

Ky ndryshim vjen si rezultat i një sërë analizash dhe studimesh, aktesh ligjore e strategjisë së hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të diskutuara e miratuara së bashku me sistemin bankar, nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Ai synon mbështetjen e klientëve të bankave dhe minimizimin e kostove për ta, në linjë me objektivat e Bankës së Shqipërisë për reduktimin e parasë fizike në ekonomi.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi edhe Raportin e Mbikëqyrjes 2019, i cili trajton funksionet e mbikëqyrjes bankare, aktivitetet dhe veprimtaritë kryesore të Bankës së Shqipërisë në këtë fushë, si dhe detajon zhvillimet në kuadrin ligjor dhe rregullativ gjatë vitit 2019. Raporti analizon ecurinë e sistemit bankar dhe të treguesve të veçantë të tij, zhvillimet sasiore e cilësore të këtij sistemi në vend./Fjala.al

Të fundit

Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

Tirana dhe Skëndërbeu kanë marrë nga 3 dënime për shkak të pagave të prapambetura ndaj ish-futbollistëve të tyre. Edhe pas...

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Lajme të tjera

Web TV