Detaje/ Vriten 2 vëllezër në Krujë, policia me dron për të kapur autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz të Krujës, ku janë plagosur më armë zjarri shtetasit Gramoz Bardhi, 34 vjeç, dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë.

Policia e Krujës është ndihmuar menjëherë nga Policia e Durrësit dhe FNSH-ja e Tiranës për të identifikuar dhe për të arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve. Ai është identifikuar si Roland Pula, 32 vjeç, gjithashtu banorë i së njëjtës zonë.

Policia ngriti edhe dy dronë për të identifikuar të dyshuarin dhe ka mundur të gjejë të braktisur makinën e tij pompave të ujit në fshat. Pavarësisht kontrolleve të shumta në zonë, ende nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani dihet se dy vëllezërit Bardhi dhe i dyshuari Pula kanë patur konflikte të vazhdueshme dhe njiheshin si persona problematikë në zonë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV