Halit Valteri për pedofilët: Peticion për burgim të përjetshëm, të mos dalin kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Halit Valteri deklaroi sot që deputetët duhet të kërkojnë një peticion ku të firmosin të gjithë shqiptarët që çdo pedofil të dënohet me burgim të përjetshëm.

Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Valteri  tha që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë e të kërkojnë hartimin e një ligji që pedofilët të dënohen me burgim të përjetshëm dhe të mund të mos dalin kurrë nga burgu.

Gjithashtu deputeti përmendi që të hartohet një protokoll të mbrojtjes së të miturve. Sot për sot nuk ekziston ky protokoll. Ky protokoll duhet që të bëhet i përbashkët. Nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit. Ky protokoll duhet që të ketë tre pika. a) Parandalimin e veprave. b) Paralajmërimin e shenjave të abuzimit. Duhet vrarë frika sepse ka shumë njerëz që ndjen të abuzuar dhe duhet të dinë se ku ta denoncojnë. c) Mbrojtja e menjëhershme.

Pjesë nga deklaratat e Halit Valterit

Dy ditë para së të ishte seanca plenare në Parlament rrjetet sociale po zienin për incidentin që kishte ndodhur. Në grupet ku ishim në What’sapp me miqtë tanë diskutohej ty problem. Kjo ndodhi jo e pazakontë. Sepse gjithmonë kemi pasur raste të tilla të cilat shpeshherë janë kaluar në heshtje prej turpit, ose ndjenjat e turpit që kanë pasur familjarët për ta bërë publike këtë rast.

Është një rast që më bëri te ndjehem vërtet keq. U ndjeva keq fillimisht si qytetar e pastaj si deputet. Në Kuvend kam folur si qytetar i këtij vendi me fjalë zemre dhe shpirti.

Mendova që e vetmja mënyrë për ta parandaluar dhe për t’i bërë njerëzit koshient është frika nga dënimi me vdekje për ata që bëjnë këto akte të tmerrshme për këta maskarenj, për këta njerëz të shpifur të kësaj shoqërie që i vjedhin fëmijërinë dhe i vrasin jetën një të mituri, qoftë mashkull apo femër.

Një pedolif, një abuzues nuk meriton që të jetojë në këtë botë. Ndoshta është shumë radikale, ndoshta i vret veshin atyre që mbrojnë të drejtat e njeriut, por ai që merr një jetë nuk meriton që të jetojë. Sepse në momentin që ka përdhunuar dikë ja ka marrë jetën atij.

Sa i përket kartonit tim te deputetit, po ashtu dhe shumë kartonëve të tjerë në atë sallë, duhet të sqarojmë se si çdo tezë ka palën që e mbështet, por dhe palën që e kundërshton.

Duhet të sqarojmë se ngacmimet seksuale dhe bulëzimi janë “patate e nxehtë”, tema që hanë diskutim. Ne kemi një menaxhim shumë të dobët ndaj këtyre fenomeneve. Vetë shoqëria është indiferente ndaj këtyre fenomeneve. Ose merret vetëm dy ditë kur ndodh ngjarja dhe pastaj harrohet e vazhdohet me rutinën e përditshme.

Unë i propozova diçka edhe kryeministrit në seancën plenare. Ne kemi 300 gjimnaze në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi marrë një nisëm që në 300 gjimnazet e Shqipërisë të ketë nga një oficer sigurie. Ndërkohë nga informacionet e marra janë vendosur vetëm 150 dhe në shkollat e tjera nuk janë vendosur akoma. Kjo është një gjë shumë e mirë. Por këto raste ne i shohim edhe në sistemin 9-vjeçar. Është ai sistem që kërkon më shumë përkujdesje.

Unë dje mora informacione që ata adoleshentët për rastin e Kavajës janë jashtë. Me këto ligje që kemi ne i jep hapësirë që abuzuesit të dalin të lirë. Ndoshta dënimi me vdekje nuk do të kthehet kurrë më. Është hequr në 1994 dhe nuk rikthehet më. Nuk duhet të bëjmë polulistin, por duhet të jemi realist me gjënë. Por ne si deputet e kemi shumë të thjeshtë, ose të bëjmë një peticion dhe të mbledhin firma në të gjithë Shqipërinë. Duke e nisur që nga mediat, nga ne politikanët. Peticion që kush përdhunon, kush prek fëmijët të dënohet me burgim të përjetshëm. Atëherë ajo vdekje është. Të mos ketë asnjë mundësi që ai të dalë nga qelia.

Në moment që kush e shikon ligjin që dënohet me vdekje e mendon 10 herë më shumë që ta kryej aktin apo jo.

Ne nuk duhet të merremi vetëm me thirrje por duhet të ndërmarrim hapa konkret për ta parandaluar këtë fenomen.

Ne duhet që të hartojmë një protokoll të mbrojtjes së të miturve. Sot për sot nuk ekziston ky protokoll. Ky protokoll duhet që të bëhet i përbashkët. Nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit. Ky protokoll duhet që të ketë tre pika.

Parandalimin e veprave. 2. Paralajmërimin e shenjave të abuzimit. Duhet vrarë frika sepse ka shumë njerëz që ndjen të abuzuar dhe duhet të dinë se ku ta denoncojnë. 3. Mbrojtja e menjëhershme

Për institucionet shkollore duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë aktorët, mësuesit, rojet, oficerët e sigurisë, psikologët etj. Përveç pjesëve që mësuesi jep leksionet, ka dhe një mision tjetër që është dhe edukimi. Duhet të jemi të gjithë bashkë ta bëjmë realitet sa më shpejt këtë peticion./l.m/Fjala.al

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV