Vasili: Rama donte të kapte Komisionet Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik dhe arritjes së marrëveshjes për kodin e ri zgjedhor, përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare Petrit Vasili ka dhënë detaje nga ajo se çfarë u dakordësua ditën e sotme.

Ai tha se kryeministri Edi Rama kërkonte kapjen e komisioneve zgjedhore, nuk e arriti këtë gjë dhe refuzoi depolitizimin.

“U arrit një dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor, e cila përfshin në radhë të parë identifikimin biometrik në masën 100%, një komision zgjedhor qendror i cili riformatohet tërësisht, pas një formule tërësisht të re.
Sot ne propozuam një formulë shumë të qartë për depolitizimin e Komisioneve zgjedhore me përjashtimin e administratës publike nga administrimi zgjedhor, formulë depolitizimi e cila u refuzua nga Edi Rama dhe PS, megjithatë për këto zgjedhje që vijnë dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale komisionet zgjedhore mbeten ashtu siç janë, depolitizimi i administratës do të kryhet vetëm pas tyre dhe kjo tashmë është shumë e qartë për të gjithë shqiptarët si dritë e diellit.
Edi Rama donte të kapte komisionet zgjedhore, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin tërësisht.”
tha Vasili./E.B./Fjala.al

Të fundit

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Lajme të tjera

Web TV