Vrasja e dyfishtë në Krujë/ Sherri nisi në lokal; ishin plagosur edhe më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dyfishtë që tronditi mbrëmë Krujën, ndërkohë që policia është ende në kërkim të autorit të dyshuar. Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç, u qëlluan me armë zjarri nga bashkëfshatari i tyre Roland Pula, 32 vjeç.

Mësohet se sherri ka nisur në lokalin e fshatit Gramëz, ku personat e përfshirë në ngjarje janë konfliktuar fillimisht verbalisht, për të përfunduar në përdorimin e armëve. Pula ka qëlluar me armë drejt dy vëllezërve, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Viktimat dhe autori kishin patur konflikte të hershme midis tyre. Raportohet se ata ishte përplasur edhe herë të tjera, madje kishin arritur deri në plagosje.

Si Roland Pula, ashtu edhe dy vëllezërit Bardhi, ishin skeduar për përplasje në këtë zonë. Ndërsa, autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë më parë edhe i dënuar me burg për plagosje.

Pas vrasjes së dyfishtë, policia ngriti edhe dy dronë për të identifikuar të dyshuarin dhe ka mundur të gjejë të braktisur makinën e tij pranë pompave të ujit në fshat. Pavarësisht kontrolleve të shumta në zonë, ende nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

*Në foto, Xhentil Bardhi

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV