Arrestimi i shefit të policisë/Lleshaj: Gjest i ulët kriminal, duhet të reagojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë inspektimit në doganën e Hanit të Hotit ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit në Fushë Arrëz me akuzën e përdhunimit.

Lleshaj e cilësoi sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.

Fjala e plotë

Gjest i ulët! Jemi të gatshëm për të goditur me të gjithë forcën e ligjit. Është për të ardhur keq që ata që janë caktuar për të ruajtur qytetarët janë agresorë të tyre. Rasti ka ndodhur në vitin 2015 dhe më parë. Një vajzë ka rënë pre e dhunës nga edukatorët e shtëpisë së fëmijët. Ndoshta ka ardhur koha për rishikuar qasjen ndaj mbrojtjes së viktimave duke shtuar penalitetet. Duhen shtuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Dëmi dhe gjëma na ka ardhur prej atyre që zëvendësojnë prindërit. Është çështje sensibilizimi dhe duhet të reflektojmë thellë për t’u distancuar nga këta persona që ndoshta nuk e mendojnë as emrin njeri. Kemi reaguar pas sinjalit të parë. Dënimi me vdekje? Në Shqipëri është “i vdekur”. nuk është ky mekanizmi. I kam ndjekur me trishtim këto ditë rastet dhe lajmet e prostitucionit ku pasqyrohen të gjitha dialogjet me precizon pervers. Është më rëndësi dhe i bëj thirrje mediave që t’i ruajnë rastet dhe detajet sepse kështu viktimat frenohen për të denoncuar. Pa denoncim nuk mund të ketë reagim.

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Sulmet izraelite vrasin 12 persona në Luginën Bekaa të Libanit

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Luginën Bekaa lindore të Libanit. Shtatë sirianë, përfshirë një...

Kanadezët zbulojnë Shqipërinë: Një perlë ballkanike!

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere. Një...

Serbëve i pengon flamuri shqiptar, dështon takimi në Preshevë

Një takim në mes kryetarit të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq e ushtruesin e detyrës së drejtorit të shërbimit të TK në Bujanoc, Nenad Mitroviq...

PSG do të shtangë botën: 250 mln euro për yllin e Premier League

PSG po përgatitet të bëjë disa goditje të mëdha në merkato. Objektiv i madh i parizienëve është Cole Palmer, lojtari më i mirë i...

Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin...

Lajme të tjera

Web TV