David Beckham, negociata me BBC dhe Netflix për një emision gatimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Beckham është në bisedime me BBC dhe Netflix për të nisur një emision të vetin, dedikuar kuzhinës dhe gatimit.

Ish- futbollisti i vijon negociatat për një kontratë të majme nga shtëpia, ku vijon të qëndrojë në izolim bashkë me familjen ndërsa përgjatë ditëve të karantinës i ka dhuruar fansave përmes fotove, disa nga preferencat dhe delikatesat që ai ka përgatitur për familjen.

Por tashmë 45 vjeçari ka zgjedhur që aftësitë e tij në kuzhinë dhe mbi të gjitha krijimtarinë, ta ndajë me të tjerët përmes një shfaqjeje, frymëzuar nga miku i tij Gordon Ramsey.

Prodhuese e shfaqjes që më pas pritet të transmetohet në BBC dhe Netflix, do të jetë kompania e tij mediatike, Studio 99, e themeluar në 2019-ën.

Vetë Beckham thotë se gatimi me të bijën Harper gjatë pandemisë e bindi plotësisht për këtë ide. Një mik i tij tha për “The Sun” se David është i apasionuar veçanërisht pas pjekjes dhe këto ditë ka perfeksionuar recetat e nënës së tij/Fjala.al/k.b

Burimi: DailyMail

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV