Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut Panajot Boga

Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së mjekut Panajot Boga, i cili u largua nga jeta ditën e sotme.

Meta shprehet se profesor Boga la pas një trashëgimi të vyer dhe model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Statusi i plotë

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve.

I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!

/Fjala.al/k.b