Një mjek nga Durrësi është shtruar në spital pasi u konstatua se është riinfektuar me koronavirus. Ky ishte edhe rasti i parë që një person preket dy herë nga koronavirusi.
Mësohet se mjeku është shtruar në spitalin infektiv ditën e djeshme, dhe po ashtu janë shtruar edhe 2 persona nga Fushë Kruja, të dyshuar si të prekur me Covid.
Sipas specialistëve, mjeku mund të jetë riinfektuar si pasojë e ekspozimit të tepërt duke marrë parasysh faktin që e ka kaluar një herë këtë virus. Gjithsesi nuk paraqitet në gjende të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë që një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të dielë në Krujë duke e çuar 24 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Mësohet se nga 22 të testuar një ka rezultuar pozitiv me koronavirus, një grua e cila është kontakt me të infektuarit e mëparshëm nga fasoneritë.
Ndërkohë një ditë më parë në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë me koronavirus edhe 3 raste të tjera.
Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë është 1232, ndërkaq kanë humbur jetën 34 persona./b.b/fjala.al