Hoti tregon bisedat: Mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri më i ri i Kosovës i ardhur nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë urime për postin e tij nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe këshilltari diplomatik i presidentit Macron, Emmanuel Bonne.

Hoti bën me dije se Merkel i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Kosovën, ndërsa Emmanuel Bonne-n e ka falenderuar për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

Postimi: 

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

#QeveriaHoti #RKS

/E.B./Fjala.al

Të fundit

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet më të rëndësishme, por edhe...

Lajme të tjera

Web TV