KPK konfirmon në detyrë Prokurorin e Apelit në Durrës, Ludovik Dodaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj.

Dodaj, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka kaluar me sukses kriteret e vlerësimit.

Trupi gjykues i drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Olsi Komici, bëri me dije gjetjet nga hetimi ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit dhe anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ludovik Dodaj.

Komisioni tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit. Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002.

Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në fund të seancës dëgjimore ai kërkoi që të konfirmohej në detyrë./b.b/fjala.al

Të fundit

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

Lajme të tjera

Web TV