Mundohet të shmang traktorin, përfundon në kanal, plagosen 4 shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident me pasojë katër shqiptarë të plagosur është regjistruar në shtetin fqinj, Greqi.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Lamia-Moschochori, por fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportit, shoferi 42-vjeçar i një automjeti tip “Skode” ishte duke lëvizur nga Lamia në Moschochori, kur sheh një traktor të madh që po dilte nga një rrugë dytësore dhe përpiqet ta shmangë atë.

Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, një fermer me katër shtetas shqiptarë po kalonte në korsinë nga ana e kundërt në atë moment.

Shoferi i ‘Skodës’, pavarësisht sa u mundua të shmangë përplasjen, nuk ia ka dalë dot dhe godet makinën tjetër e cila përfundon në përrua së bashku me katër pasagjerët.

Tre shqiptarët arritën të dilnin menjëherë pas përplasjes, por njëri prej tyre u bllokua brenda në makinë.

Fatmirësisht ardhja e zjarrfikësve dhe e policisë, bënë të mundur që edhe personi i katërt të dilte në gjendje të mirë shëndetësore nga automjeti i aksidentuar.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./b.b/fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV