Punonjësi i repartit ushtarak shet për skrap 1 ton gëzhoja predhash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës i repartit ushtarak ka shitur për skrap 1 ton gëzhoja predhash, në këmbim të parave.

Policia e Shijakut thotë se në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe sekuestrimin e sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, janë gjetur dhe bllokuar 1 ton gëzhoja predhash.

Bëhet fjalë për gëzhoja me vlerë rreth 2 milionë lekë të vjetra, të cilat u zbuluan gjatë së dielës.

Nga hetimet e kryera, u bë arrestimi i R. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat  e bllokuara./b.b/fjala.al

Të fundit

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje...

Izraeli “përplaset” me Kroacinë, debate mes presidentit dhe kryeministrit për armët

Tregtia e armeve me Izraelin eshte bere shkak per nje perplasje mes presidentit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkovic. Presidenti Zoran Milanovic i beri thirrje qeverise...

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

Lajme të tjera

Web TV