PS propozon datën për zgjedhjet: 9 Maj 2021, Presidenti ta marrë parasysh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maxhoranca avancon dhe i propozon presidentit një datë për zgjedhjet e ardhshme. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021.

“9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”, u shpreh Balla.

Ndërsa lidhur me opinionet e Venecias Balla tha se i qëndron strikt asaj që është thënë më herët duke i sugjeruar çdo institucioni dhe Presidentit të mos komentojnë draftet e papërfunduara.

“Dua t’i qëndroj strikt asaj që kemi thënë. I sugjeroj çdo institucioni tjetër përfshirë dhe institucionit të presidentit kurrë të mos komentojnë draftet e papërfunduara por të presin opinionet përfundimtare.

Pas dy javësh do kemi opinionet përfundimtare. Komisioni i Venecias do të zhvillojë seancën për dy drafte, njëri i kërkuar nga institucionet shqiptare. Dua të falënderoj Këshillin e Europës dhe dy këshilltarët që kanë kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

Ju ftoj të mos bëni lapsuse kur thoni ‘opinioni paraprak ka rrëzuar…’ Sa kohë është paraprak nuk rrëzon. Bashkëndaj vlerësimin e ambasadës së SHBA-ve që kurrë të mos bëjmë vlerësime apo opinione mbi opinione paraprake”, deklaroi Balla./b.b/fjala.al

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV