Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ku 15-vjeçari K.M., duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes i mituri është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./b.b/fjala.al