Reforma në Drejtësi/ Rama: Nuk jemi si para 11 viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është zhvilluar një takim midis Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, Presidentit Ilir Meta, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kryeministrit Edi Rama, drejtuese së procesit të reformës, Rudina Hajdarin.

Gjatë këtij takimi Rama ka folur për punën e madhe që duhet të bëhet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, por në të njëjtën kohë ka theksuar dhe hapat e mëdha që janë bërë në krahasim me 11 vite më parë.

Duke folur për Reformën në Drejtësi dhe hapat e bëra në këtë pjesë, kryeqeveritari u shpreh se edhe kur vendi të anëtarësohet në BE do të ketë shumë punë për të bërë.

“Kur e shohim procesin me vështrim përpara jemi ende larg objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por kur e shohim pas e shohim pa diskutim se jemi shumë më afër seç ishim një vit më parë, 5 apo 11 vite më parë. Sigurisht ky është një proces që i duhet si uji e drita njeriut, për ta bërë Shqipërinë si një vend Europian. Nuk është një proces që e bëjmë se na e kërkon Berlini, Brukseli e kështu me radhë po është një proces që na e kërkon e ardhmja e vendit tonë e fëmijëve tani. Ne jemi sot në një tranzicion mes një vendi që aplikon 11 vite më parë ambicien për të qenë anëtar i BE dhe një vendi anëtar i BE. Kemi një sërë procesesh e reformash që na i kërkon Bashkimi Europian, si reforma në drejtësi.

Por gjithashtu është e qartë se ajo çfarë sot po bëjmë me këtë proces përbën një hap të pavarur. Është një sfidë që na ndjek deri në fund, derisa të bëhemi anëtar të BE, por duke parë eksperiencën e vendeve anëtare të BE, është një sfidë që edhe do të na ndjekë kur të bëhemi anëtar.”-tha ai.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s flet nga Tirana për bisedimet Rusi-Ukrainë: Putin bëri gabim të madh...

Ndërsa më tej, duke folur për luftën me krimin e korrupsionin, Rama theksoi se rezultatet flasin për një punë të madhe dhe pse sipas tij ka ende shumë gjëra për të bërë.

“Krimi e korrupsioni janë dy pjesë të një sfide tjetër të rëndësishme, ashtu si me reformën në drejtësi edhe këtu rezultatet flasin, pro siç e thash nëse shohim objektivin e mbërritjes jemi ende shumë larg. “-u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës, procedohen tre persona

Policia ka asgjësuar 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës. Gjatë operacionit policor të koduar “Koordinata”, në njësitë administrative Postribë dhe Rrethina, u zbuluan dhe...

Lajme të tjera

Web TV