Vdekja e Hajdinit/Flet avokati: Kallëzim për 302-shin dhe Drejtorinë e Burgjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Ragip Hajdinit, 50-vjeçarit të njohur me nofkën “Daja” i akuzuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit, Baftjar Rusi deklaroi sot para mediave se familja e të ndjerit do të bëjë kallëzim penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgun 302.

Rusi shprehet se institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore.

“Institucioni i burgjeve nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore. Nuk janë lejuar familjarët për ta parë, është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim.

Një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti ti mbijetoj. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal”, tha Rusi.

Sipas avokatit, “Daja” është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoi. Në lidhje me grabitjen e 9 prillit, Rusi thotë se Ragip Hajdini nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë patur lidhje./b.b/fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Deputeti i njohur dhe familja e tij dhunohen, arrestohet agresori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht të premten. Zëdhënësi...

VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Një situatë e papritur, por edhe paksa komike ka ndodhur në Bulqizë, ku protagonisti ishte aktori i njohur i humorit, Salsano Rrapi. Teksa ishte në skenë...

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon. I aktivizuar në startin e...

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet...

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Nga Skënder Minxhozi Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar...

Lajme të tjera

Web TV