Eurobondi/Rama: Lajm i jashtëzakonshëm, nga tregu i kapitaleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se vendi ynë ka marrë një vlerësim goxha të kënaqshëm nga tregjet e kapitaleve.

Gjatë një konference për mediat me ministrat Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj, Rama bëri me dije se nga lajmi i marrë ditën e djeshme është bërë ndryshimi i planit ekonomik deri në 2030-ën, i cili tashmë quhet “Shqipëria 2030”.

Rama ka theksuar se Shqipëria ka përfituar shumë dje nga dalja në tregjet e kapitaleve.

“Do të kemi një plan të ri kombëtar ‘Shqipëri 2030’. Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera del nga dy goditje njëra pas tjetrës. Sapo të jemi gati në javët në vijim për planin e ri do bëjmë prezantimin e tij, siç ka bërë me dije ministri, Ahmetaj, nuk do te jetë një plan zhvillimi në letër, por do të jetë një plan veprimi i kalendarizuar në afat shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është ajo që ndodh me çdo vend kur del në tregjet e kapitaleve, që merr vlerësimin me situatën në aspektin në të gjitha tregjet ekonomik, merr vlerësimin me riskun.”-ka thënë kreu i qeverisë.

Më tej, Rama ka theksuar se vendi ynë ka marrë një borxh prej 658 milionë euro që do të shlyhet për 7 vjet dhe 3,625 % interes.

“Vendi ynë ka marrë 658 milionë borxh për 7 vjet, që do të shlyhet me vetëm 3, 625% interes”-theksoi ai.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/256611832098929/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV