Macron letër Hotit: Dialogu me Serbinë të rinisë në Paris, BE të ketë rol kyç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avdullah Hotit i ka mbërritur një telegram urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, një javë pas marrjes së detyrës si kryeministër i Kosovës.

Presidenti francez është i bindur se dialogu me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë së shpejti dhe ka propozuar që kjo të ndodhë gjatë një samiti në Paris.

Macron kërkon që Bashkimi Europian të ketë rol kyç në atë dialog, pasi sipas tij kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane.

Letra e plotë:

Në emrin tim dhe në emër të popullit francez, ju dërgoj përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për sukses në ushtrimin e përgjegjësive tuaja të reja si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Franca, e cila ishte vendi i dytë që njohu Kosovën si një shtet i pavarur një ditë pasi ajo shpalli pavarësinë dymbëdhjetë vjet më parë, ka qëndruar në anën e saj që nga ajo kohë.

Unë do të doja t’ju shpreh gjithë solidaritetin tim dhe atë të popullit francez me  popullatën kosovare, e sprovuar po ashtu nga pandemia COVID-19. Duke mobilizuar më shumë se 3 miliardë euro për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar këtë krizë të paparë, Bashkimi Evropian ka treguar përkushtimin e tij të plotë për rajonin tuaj.

Qeveria juaj e merr detyrën në një moment kyç për Kosovën. I takon asaj të ndërmarrë reforma thelbësore: konsolidimin e shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Franca do t’ju mbështesë në këto reforma në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përafrimit evropian të venit tuaj.

Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese.

Lexo edhe :  Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim.

Duke shpresuar që t’ju takoj së shpejti dhe duke ripërtërirë urimet e mia më të mira për suksese në përgjegjësitë tuaja të reja, ju lutemi të pranoni zoti Kryeministër sigurinë e vlerësimit tim shumë të lartë.

Me respekt, Emmanuel Macron

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV