Njihuni me vetitë e jashtëzakonshme të qepës për shëndetin e njeriut

Ushqimet natyrale dhe të shëndetshme janë të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ju dhuron vlera dhe shëndet.

Shumë nga benefitet e qepës vijnë nga një antioksidant me veti anti inflamatore që quhet kuercetin.

Një flavonoid i fuqishëm që i dhuron një numër të madh benefitesh trupit duke mbrojtur edhe radikalet e lira nga dëmtimi.

Qepët janë gjithashtu edhe një nga ushqimet më të mira edhe gjatë regjimeve të dietave strikte.

Katër nga vlerat kryesore që qepa i dhuron trupit tuaj.

Ndihmon në problemet kardiovaskulare

Ka shumë probleme kardiovaskulare që mund të përmirësohen duke ngrënë qepë.

Një studim i Universitetit të Utah të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se hormoni i kuercetinës është thelbësor në uljen e presionit të gjakut.

Gjithashtu sulfatet që ndodhen tek qepa janë në gjendje të përmiresojnë nivelet e kolesterolit në gjak.

Përmirësojnë shëndetin oral

Bindjes së zakonshme se qepa ju shkakton aromë të keqe të gojës ekspertët u japin një tjetër përgjigje.

Përtypja e qepës ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe vret bakteret që këqija që i prishin ato.

Ul rrezikun e prekjes nga kanceri

Shumë studime kanë treguar se antioksidantët që përmban qepa mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri.

Ekspertët rekoamndojnë veçanërisht qepën e përzier me turmerikun apo shafranin e Indisë për një efekt të sigurt.

Kjo për shkak të vetisë që qepa ka në kontrollimin dhe ruajtjen e radikaleve të lira në trup.

Ka veti anti inflamatore

Sipas një studimi të Arthritis Today të cilit i referohet AgroWeb.org, qepa duke pasur antioksidantë të fuqishëm ndihmon edhe në trajtimin e artritit.

Lexo edhe :  Hidhet shorti në Kushtetuese, relatore për çështjen e Veliajt caktohet Sonila Bejtja

Këto efekte anti inflamatore të këtij ushqimi gjithashtu ndihmojnë edhe në sëmundje të tjera si diabeti.

Qepët njihen si një mënyrë e mirë edhe për të liruar sinuset e bllokuara apo nxjerrjen e toksinave jashtë nga trupi.

Ju mund të zgjidhni të shtoni pak qepë në çdo vakt tuajin për të përfituar të gjitha këto vlera shëndetësore nga qepa./Bl.Ba/Fjala.al