Pandi Laço nostalgjik për rininë në komunizëm, ja çfarë i shkruajnë ndjekësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skenaristi dhe prezantuesi i njohur Pandi Laço është bërë nostalgjik.  Ai kujton me mall ririn në kohën e komunizmit.

Në rrjetin social “Facebook” ai ka publikuar një poezi që e ka shkruar për të kujtuar se çfarë bënte rinia në kohën e komunizmit.

Ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë pritur shumë mirë këtë poezi.

Përgëzime Pandi Laco për këtë përmbledhje detajesh të rinisë tonë”,  shkruan dikush.  “Më solle në ato vite,faleminderit,” shkruan një tjetër.

Bravo se me këto copëza të vogla jete që kemi kaluar, na ringjalle rininë tonë që brezi i sotëm nuk e kupton dot kurrë” komenton një tjetër.

Të shumtë janë ata që i japin notën 10-të Pandit për këtë poezi.

Poezia e plotë e Pandi Laços

Valle a e di ku ndodhej Bordura ?
Qe Muri kinez nuk ishte natyrisht…!
Shpresoj ke degjuar ku shkrihej rinia,
Pasione e dashuri, djegur cmendurisht!

Nese do te pyes ku ish’ pasarela
Ti “Breshken” s’e njeh, as Pisten karshi!
Aty behej moda, s’kish yje e Vip-a,
Durrsake, tiranas, …te ndiznin zili !

Nuk kishte as butike, stiliste aq me pak
Nuk kishte make-up, Botox e liftin’
Disa marinare per dy-tre dollare
Gjithe sharmin e botes ta jepnin shkelqim !

Po valle a e di cdo te thote “Portative”
Un’ idhujt e mi mund ti prekja me dore
Jo s’ka pse me duhet Real, Barcelona
Me mjafton “Tirona” me shume meteore

Ti ndoshta vec zell ke patur per shkolle
E ndoshta s’e njeh “Another brick in the wall”
Per nje “Hit-pareid” nje ore ne fund
Te lesh dhe mesimin per ty eshte absurd!

Vall a ke takuar Madam Bovari ?
Po libra “te verdhe” ke shkembyer diku ?
Nese ndonjehere nuk ke qene ” Bel- Ami”!
Me vjen keq per ty, ti asgje nuk di !

Te dehesh i kthjellet, ne pije “kacurrel”
Te kendosh “Satisfaction” , te ndihesh rebel!
Tek parku “Rinia” te flesh ne nje stol
Tek “fushat e zeza” te coptohesh per gol!
Te lahesh tek “Zadrat” ne vjeshte e pranvere!
“Dy njerez te nje qyteti” te shohesh nente here !
Te ngasesh I cmendur vec nje biciklete
Te shkosh ne takim, per te ndare nje sekret !
…. “Valle a e di?”

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV