Aksident në Tiranë, makina përplas një vajzë të re me biçikletë

FOTO ILUSTRUESE

Aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur sot në Tiranë. Një vajzë e re ka mbetur e plagosur teksa udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten R.D., 23 vjeçe.

E plagosura u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al