U shkatërruan nga tërmeti, Rama nga Fushë-Kruja: Nis rindërtimi i 129 shkollave

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë zhvilluar ditën e sotme një inspektim në Derven të Fushë- Krujës aty ku ka filluar puna për ngritjen e shkollës së re ‘’Kastrioti’’ .

Përmes një video-je në ‘Facebook’, Rama tregoni pamje nga  shkolla e parë ku është ngritur një kantier nga 129 të tjera që janë planifikuar në programet e Rindërtimit.

Ai deklaroi se me këtë shkollë hapet seria e ndërtimit nga themelet të këtyre shkollave teksa për atë të Dervenit ka thënë se nga stallë do të jetë një godinë me kushte europiane.

Postimi i plotë:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Derven, Fushë-Krujë: Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit të 26 nëntorit?

Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti????

#THEMIATËQËBËJMË dhe #BËJMËATËQËTHEMI.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/565859060740206/