Covid-19/ Panariti: Qeveria të përgatitet për luftë e të mos bëjë “Nostradamusin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti i ka kërkuar qeverisë që të sqarojë barnat e siguruara për përballimin e situatës dhe të mos bëjnë parashikime si “Nostradamusi”.

Më tej ai shton duhet të bëhemi gati për ‘luftë’, pasi situata nuk duket aspak e mirë dhe të përgatitemi siç po bëjnë fqinjët tanë.

Shihni fqinjin grek! Edhe pse ka situatë më të mirë epidemiologjike se sa ne, siguron sa mundet dhe si mundet preparate antiviralë për ti vënë në dispozicion të shërbimit mjekësor për të lehtësuar dhe kuruar rastet simptomatike, që ato të mos përfundojnë në intubim dhe kërcënim të jetës.”-shprehet ish-ministri.

Postimi i Edmond Panaritit:

Qeveria të sqarojë sa barna antivirale për parandalim, lehtësim dhe kurim të koronavirusit, ka siguruar dhe ka në dispozicion.

Sa? Për sa vetë dhe për sa kohë ?

Kjo është çështja!

Kjo është përgjegjësia dhe detyrimi i saj.

Këtë duam të dimë të gjithë.

Sepse askush nuk mund të bëjë “Nostradamusin” për ecurinë e infeksionit fundin apo rikthimin e tij.

Madje as profetin për daljen e vaksinës!

Dr Antonio Fauci i Task Forcës Anticovid në Amerikë, tha se nuk ka garanci për prodhimin e një vaksine të efektshme dhe të sigurtë.

Parregullsia e shperndarjes së rasteve të reja dëshmon se po lundrojmë në pasiguri të plotë !

Fatkeqësisht, nuk po shohim ende një trend zbritës të qëndrueshëm.

Rritja e beftë e rasteve të infektuarve është një ankth, por është një realitet i frikshëm !

Mund të ketë rindezje të vatrave.

Në këto rrethana edhe pse janë të rëndësishme, nuk mund të mbështetesh vetëm te masat drakoniane policore të kyçjes brënda dhe as vetëm te apelet por distancim, mbajtje maskash etj.

Lexo edhe :  Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Përballja nuk bëhet vetëm nga “llogoret” e karantinës.

Sepse jeta nuk mbahet gjatë e kyçur në kafaz!

Pra duhet të jemi gati edhe për luftë frontale me të keqen nëse ajo na zë !

Për ta sulmuar me barna !

Të tjerët e kanë kuptuar dhe po “armatosen” .

Shihni fqinjin grek! Edhe pse ka situatë më të mirë epidemiologjike se sa ne, siguron sa mundet dhe si mundet preparate antiviralë për ti vënë në dispozicion të shërbimit mjekësor për të lehtësuar dhe kuruar rastet simptomatike, që ato të mos përfundojnë në intubim dhe kërcënim të jetës.

Madje, mbajtjen në kontroll të sëmundjes dhe të vdekshmerise në shifra të ulëta deri tani , ja detyron edhe përdorimit që në mars të trajtimit me antiviralë të pacientëve që në shfaqjen fillestare të simptomave.

Thënë shkurt, pyetja që shtrohet për qeverinë është se sa rezervë dozash Remdesvir, Plazmë konvaleshente, klorokinë, hidroksiklorokinë, lopinavir etj, ka siguruar dhe ka në dispozicion si municion për luftë ndaj covid ?

Se nuk mundet të qëndrosh pafundësisht i “fshehur” në pritje të largimit të armikut, por duhet të përgatitesh për tu përballur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV