U arrestua në Tiranë për terrorizëm, gjykata vendos ekstradimin në Gjermani për të riun nga Taxhikistani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Tiranës vendos të ekstradoje në Gjermani shtetasin nga Taxhikistani Kumiron Zukurov, i arrestuar rreth një muaj më parë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi akuzohej se do kryente në këtë vend akte terroriste.

24-vjeçari dyshohet se është pjesë e ISIS. Kërkesa për ekstradimin e të riut u pranua me kushtin që ai të mos ekstradohet në Taxhikistan, pasi sipas tij atje i rrezikohet jeta.

Në datën 2 maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin Komron Zukhurov, i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani.

Zukhurov, i njohur edhe me emrat Brugeman Komron dhe Komron Zuhurov, u arrestua në Tiranë, në zbatim të një urdhër-arresti të një gjykate federale gjermane.

Policia tha se Zukhurov u arrestua gjatë operacionit “Vizitori”, por avokati pretendon të kundërtën.

Përmes avokatit, i akuzuari për “terrorizëm” ka dhënë pëlqim të ekstradohet drejt Gjermanisë, por me një kusht, që Gjermania, në përfundim të procesit hetimor apo gjyqësor, të mos e ekstradojë në Taxhikistan. “Atje është një shtet diktatorial dhe i rrezikohet jeta”, tha Dogjani.

Sipas prokurorisë, Zukhurov dhe 5 persona të tjerë kanë ngritur një celulë terroriste në Republikën Federale të Gjermanisë me qëllim që të kryenin “xhihad” në emër të ISIS, duke kryer sulme me armë kundër “jo besimtarëve” gjermanë, si edhe sulme të tjera brenda dhe jashtë këtij vendi, duke përdorur armë luftarake dhe eksplozivë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV