Në burg përjetë fitoi lirinë, zbardhet vendimi për lirimin e Hekuran Billës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ekzekutimin mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit në kryeqytet e 40 vjeçarit Hekuran Billa.

Dyshimet e para janë se ngjarja e mbrëmshme ka lidhje me ngjarjen e 14 viteve më parë në Angli, më 14 tetor 2006 kur Billa ka vrarë Prel Marku në një lokal për shkak të konflikteve mes bandave shqiptare për territore, ku kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë.

Më 14.10.2008 ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës Snaresbook, Angli, ku më pas është ekstraduar drejt vendit tonë dhe mësohet se rreth një vit më parë ka lënë qelinë.

“Fjala.al” ka zbardhur vendimin e plotë të lirimit të Hekuran Billës. Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha i fali 5 vite duke e nxjerrë me kusht.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me vetingun.

Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Hekuran Billës kjo gjyqtare i fali 5 vite burg duke e nxjerrë në lirimin me kusht.

Ministrja Etilda Gjonaj e cilësoi një kambanë alarmi për drejtësinë lirimin e Dokles pak muaj më parë. Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, si edhe ka kërkuar prokurorisë ndjekje penale për të, ndërsa ILD-ja nisi hetimin administrativ.

Më herët edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, nisi verifikimet për vendimet e dhëna nga gjyqtarët shqiptarë, të cilët i dhanë lirinë 40-vjeçarit, Hekuran Billa, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në Tiranë./ Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  “Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Të fundit

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të...

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që...

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje kerkes publike per Z Ilir...

Izraeli “përplaset” me Kroacinë, debate mes presidentit dhe kryeministrit për armët

Tregtia e armeve me Izraelin eshte bere shkak per nje perplasje mes presidentit kroat dhe kryeministrit Andrej Plenkovic. Presidenti Zoran Milanovic i beri thirrje qeverise...

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë kryeministër. Ka qenë i përkëdhelur...

Lajme të tjera

Web TV