Pandemia s’ishte njëlloj për të gjithë, “qytetarët me dietë, parlamentarët me dieta”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

E fillojmë me një histori që s’i përket askujt dhe të gjithëve ndërkohë. Një ditë, një njeri i pasur, mbase dhe pasanik i tanishëm shqiptar, i dha një shportë me mbeturina një njeriu të varfër, që mund të ishte shqiptar, gjenden shumë, i gjithë populli.

I varfri buzëqeshi trishtueshëm, e mori shportën dhe iku. E boshatisi shportën, e lau dhe e mbushi me lule të bukura, kishte përreth, dhe ia ktheu të pasurit. Njeriu i pasur, i surprizuar i tha të varfrit: Përse më jep lule të bukura, ndërsa unë të dhashë mbeturina?

Dhe i varfri u përgjigj: Çdokush jep atë që ka në zemër!!

Kjo histori e bukur dhe mjaft domethënese m’u kujtua kur mësova që në  periudhën afërsisht tremujorshe të izolimit vendit, parlamentarët tanë nuk ia kanë kursyer aspak vetes benefitet dhe privilegjet ekonomike.

Madje, në të vërtetë, është e habitshme si i kanë përfituar?!  Ndërsa mijëra qytetarë shqiptarë humbën vendet e punës, ku vetëm në periudhën mars-prill, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Tatimeve, vendin e punës e kanë humbur 55 mijë persona.

Bizneset pësuan humbje të pallogaritshme për shkak të izolimit total që iu bë vendit. E mjaft efekte të tjera negative për zinxhirin ekonomik. Por, me sa duket, kriza ekonomike ekziston vetëm jashtë dyerve të Parlamentit shqiptar, te qytetarët e jo te deputetët dhe s’ka asnjë lidhje mes tyre, madje as me partitë që mendojnë se i përkasin. Deputetë për veten e tyre dhe të interesave oligarkikë.

Qarkullimi ka qenë i ndaluar , pse i duhet një deputeti karburanti nga shteti? E ndërsa institucionet kanë qenë të mbyllura, kufijtë e mbyllur, edhe goja e mbyllur me madkë, përse kanë përfituar dieta deputetët tanë? Ku shkuan e çfarë thanë?

Lexo edhe :  Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Apo nga njëra dhomë në tjetrën? Gjatë periudhës së pandemisë kryeministri ynë i nderuar nuk reshtte së na kujtuari dhe predikuari që ishim në kohë lufte me armikun e padukshêm, me tanke të dukshme dhe jo në periudhë pushimesh, qytetarët duhet të kursenin e të ishin në dietë.

Në fakt, shqiptarët që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore kanë qenë e janë në dietë të detyruar, atë të varfërisë permanente. Paketat e ndihmave ekonomike që qeveria dha për qytetarët, nuk ishin as sa karburanti që përfiton një deputet i parlamentit për makinën e tij. E pse qytetarët na u dashkan të rrinë nën regjim diete dhe politikanët me dieta dhe privilegje dhe liri të pakufizuar?

Apo nga që janë dhe të papërgjegjshëm? Qeveria taksat dhe detyrimet i kërkoi një për një dhe ne kishim a nuk kishim, ligji nuk kupton, të detyron të paguash. Edhe paketat ndihmuese ekonomike që qeveria dha nuk i mjaftuan një familjeje për të paguar as faturën e energjisë elektrike.

E një prej këtyre deputetëve përfitues të dietave, duke ndenjur në shtëpi, shqetësohej për arkën e shtetit që ishte në vështirësi, dhe u kërkonte nëpër  studiot televizive qytetarëve të kursenin e të ishin në dietën qeveritare. Madje, mendoi dhe diçka për pensionet, por  nuk po i kthehemi asaj historie, po rrimë te shporta me mbeturina për qytetarët dhe shporta me lule për politikanët.

Jesse M. Unruh ka thënë: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”! Paraja s’është qumësht, qumështin mos na i bëni para të pista.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV