Përplasja Meta-Dvorani/ KLGJ shkarkon kreun e KED, a u “shit” Dvorani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta “Fjala” zbulon debatin mes anëtarëve të KLGJ-së dhe në fund votimin 6-4 që përfundimisht largoi nga detyra kreun e KED.

Misionet ndërkombëtare vunë në “provë” institucionet tona… Dilemat se numri një i Këshillit të Emërimëve në Drejtësi u bë “kurban” pas takimit Rama-Meta. Dvorani: “Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim”.

Debati i ndezur juridik, por, mbi të gjitha, edhe edhe politik, mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, mori fund dje, me një “kokë të prerë”.

Këshilli i Lartë Gjiqësor, me gjashtë vota pro dhe katër kundër, vendosi të largojë Ardian Dvoranin nga Gjykata e Lartë dhe nga drejtimi i i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kjo çështje duhet të ishte mirëfilli jurdike, por u kthye në një zjarr të vërtetë politik, pas reagimit të fortë të kreut të shtetit.

Ilir Meta, duke e akuzuar Dvoranin për shpërdorim detyre në procedurat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias në raportin e tij i konsideroi veprimet e kreut të shtetit në përputhje me ligjin dhe konstatoi shkelje procedurale nga Dvorani, por sërish kreu i KED mbeti në detyrë, por jo për shumë gjatë, sidomos pas një “paqeje” në kohë pandemie mes presidentit dhe kryeministrit.

Dvoranit i erdhi “fundi” vetëm ditën e djeshme. Sipas informacioneve që “Fjala” ka siguruar nga mbledhja e djeshme e KLGJ-së, për të vendosur nëse i ka mbaruar apo jo mandati, kryetarit të KED-së, mësohet se mbledhja është shoqëruar me debate të forta mes anëtarëve të këtij institucioni.

Marcela Shehu, e cila ishte dhe relatore, gjatë mbledhjes u shpreh se Dvoranit i ka mbaruar afati për të pritur pasardhësin e tij dhe për këtë duhej të shkarkohej. Sipas saj, qëndrimi në detyrë i tij do të cenonte parimet e Kushtetutës.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe anëtarët Alban Toro dhe Brunilda Kadi, të cilët u shprehën se Dvoranit i ka përfunduar detyrimi për të qëndruar në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë, kundër këtyre qëndrimeve ishin anëtarët Brikena Ukperaj dhe Erjon Muharremaj, të cilët u shprehën se Dvorani e ka përmbushur detyrimin në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë.

Pas shkarkimit KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të caktohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Tashmë pritet që njëri mes tre anëtarëve Sokol Sadushaj, Ervin Pupe apo Ilir Panda të zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë.

Lexo edhe :  Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

I pyetur nga gazeta “Fjala” në lidhje me vendimin, Dvorani ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të tij, i cili është shprehur se për momentin ai nuk ka asnjë reagim, por shtoi se juridikisht është një gafë e paimagjinueshme.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qenë 6 me 4”, iu përgjigj Ida Vodica, zëdhënësja e Dvoranit interesit të gazetës “Fjala” për vendimin e shkarkimit të tij.

Konflikti me presidentin

KLGJ u vu në lëvizje për këtë çështje nga presidenti Ilir Meta, konflikti i të cilit me anëtarin e Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vijon prej gati 8 muajsh. Meta i kërkoi KLGJ-së të shprehet ose të njoftojë përfundimin e mandatit të Dvoranit, pasi, sipas tij, me zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë ai ishte zëvendësuar.

Meta thotë se Dvorani është zëvendësuar nga anëtari Sokol Sadushi. Për këtë çështje vetë Dvorani iu drejtua KLGJ-së nëpërmjet një letre, e cila u publikua edhe në media. Me anë të kësaj letre ai u shpreh se nuk mendonte që është zëvendësuar nga tre të zgjedhurit së fundmi, dhe se i takon të largohet nga detyra vetëm me zgjedhjen e anëtarit të katërt.

Gjithashtu, Dvorani në letrën dërguar KLGJ-së e cilësoi kërkesën e presidentit si ndërhyrje në gjyqësor. Kujtojmë se presidenti Meta e kallëzoi edhe penalisht Dvoranin për rolin e tij në këtë institucion, kryesisht mbi radhën e ndjekur nga KED për njoftimin e kandidaturave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Meta pretendonte se Dvorani i hoqi mundësinë presidentit të zgjidhte anëtarin e tij në Kushtetuese, duke i imponuar emrin. Në luftën e ftohtë mes KED-së së drejtuar nga Dvorani dhe presidentit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të marrë një mendim nga EURALIUS dhe OPDAT.

Por si EURALIUS-i, ashtu edhe OPDAT-i refuzuan të japin opinion në lidhje me rastin e mandatit të Ardian Dvoranit. Ata u shprehën se kjo çështje nuk zgjidhet me opinione, por duhet një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendim i cili u mor mesditën e djeshme.

 

Të fundit

“Pranoj humbjen”, Shehi jep dorëheqjen nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Dashamir Shehi pranon humbjen duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për rezultatin në zgjedhjet e 11 Majit. Ndaj ka vendosur...

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se një sulm i tillë do...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Lajme të tjera

Web TV