VIDEO/Me biçikletë dhe kapuç, kapet autori që i hodhi eksplozivin lokalit në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë, ku te një lokal pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” shpërtheu lëndë plasëse.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes, i cili ishte kapur dhe nga kamerat e sigurisë.

Pas hekurave ka përfunduar 28-vjeçari me iniciale F. A., banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë ai shfaqet i veshur sportiv me një biçikletë dhe kapuç i cili vendos lëndën plasëse te dera e lokalit dhe largohet. Nga kontrolli i ushtruar në banesë, mësohet se uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” te lokali në pronësi të shtetasit A.B. duke shkatur dëme materiale./En.Br./Fjala.al