COVID-19/ Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve në Itali (SHIFRAT)

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi. Në krahasim me fillimin e pandemisë, ky shtet ka pësuar ulje të numrit të viktimave, por prej ditësh raporton 60-80 viktima çdo 24 orë.

Në raport me dje, numri i viktimave ka pësuar rritje, ndërsa në total ka shkuar në 34.301. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1780 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 174.865.

Sipas autoriteteve, ditën e sotme u regjistruan edhe 346 raste të reja pozitive duke e çuar numrin total në 236.651 të infektuar me Covid-19.

Ka.li/fjala.al