Legjionarët, fitore minimal por të vyera për kuqezinjtë në Gjermani dhe Danimarkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi në fushën e blertë i kampionateve anembanë kontinentit të vjetër ka rikthyer në lojë edhe futbollistët e Kombëtares kuqezi, ndërsa të tjerë po bëhen gati, nëpërmjet miqësoreve. Kështu, të shtunën kanë ardhur dy fitore minimale, por mjaft të vyera në fushë të huaj për 3 titullarë kuqezi, teksa Mërgim Mavraj, Ylber Ramadani dhe Arlind Ajeti u janë gëzuar 3 pikëve me skuadrat e tyre.

Kështu, Grojther-Fyrthi siguroi fitoren e parë që pas rifillimit të futbollit në Gjermani. Skuadra e Mërgim Mavrajt triumfoi 0-1 në fushën e Nyrembergut dhe ndan vendin e 6-të të renditjes së Bundesligës 2 me Bokumin dhe Hanover 96-ën. Goli i fitores për miqtë u shënua nga David Raum, në minutën e 56-të. Mavraj u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe, së bashku me shokët e tij, ia dolën të mbajnë portën e paprekur.

Fitore jashtë fushe edhe për Vejlen e Ylber Ramadanit dhe Arlind Ajetit. Vejle fitoi 1-0 në fushën e Koldingut dhe vijon të kryesojë divizionin e dytë të futbollit danez. Rikthimi në elitë është çështje kohe, teksa vetëm Ajeti luajti gjatë ndeshjes së sotme. Mbrojtësi e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 87-të nga trajneri i tij, ndërsa Ramadani nuk u aktivizua.

Ndërkaq, Superliga e Zvicrës rikthehet më datë 19 qershor dhe skuadrat po përgatiten për rifillimin e kampionatit. Miqësoret e ekipeve helvete kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe. Kështu, Sioni përfitoi për t’u përballur me Kiasonë gjatë ditës së premte, duel që u mbyll në barazim 2-2. Një nga golat u shënua nga Ermir Lenjani, lojtari i Kombëtares shqiptare.

30-vjeçari nga Prishtina realizoi të parin, teksa tjetrin e shënoi Kristian Zoku. Kujtojmë këtu se drejtimin e Sionit e ka marrë Paolo Tramezani, ish-ndihmësi i Xhovani De Biazit te Shqipëria. 49-vjeçari italian u rikthye sërish si trajneri i Sionit 9 ditë më parë. Lenjani ka shënuar 5 gola këtë sezon dhe është gati për duelin e 20 qershorit në kampionat kundër St Galenit.

Lexo edhe :  Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky...

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV