Zjarr në katin e gjashtë të një banese në Astir

Pak minuta më parë, është përfshirë nga flakët kati i gjashtë i një banese në Astir.

Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa persona të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk banonte asnjë njeri.

Informacion paraprak

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

la.mi/Fjala.al