“Çfarë bëri Turi”? Zbulohet përgjigjja e saktë e pyetjes që ‘mori në qafë’ maturantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të testit të Gjuhë-Letërsisë. Në testin me alternativa me 60 pyetje është zbuluar edhe përgjigja që duhet të rrethohej nga maturantët për pyetjen se çfarë bëri Turi.

Por çfarë ishte kjo pyetje, që irritoi maturantët?

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara.

Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

Përgjigja e saktë që duhet të rrethohej nga maturantët sipas hartuesve të testit ishte; Turi u hodh në të djathtë, për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën

Këto pyetje maturantët i cilësojnë jashtë programit, subjektive dhe që nuk kishin kuptim logjik.

Ndërkohë kujtojmë se protesta e maturantëve është shtrirë sot edhe në rrethe. Sot në protestë janë ngritur edhe maturantët e Durrësit dhe të Fierit. Maturantët e këtyre rretheve pasi kanë marshuar në rrugët e qytetit, janë mbledhur përpara Drejtorive Arsimore.

Maturantët kanë kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre afatshkurtra, pasi në të kundërt do të bojkotojnë provimet e radhës të Maturës Shtetërore.

“Të vlerësohet nota mesatare e notës së Gjuhë Letërsisë në shkollë dhe 40% e provimit. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona të qarta dhe afatshkurtra, do të ketë bojkot të provimeve. Nëse arrijmë konsensus, do të vazhdojmë provimin”, tha një maturant.

Lexo edhe :  Skandali i CV-ve trondit politikën/ Japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

Ndërsa një studente i drejtoi një mesazh të prerë ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke i thënë se: “Është e pamundur të shpërbëhet gjithë ajo që kemi lexuar. Ne vërtet jemi të vegjël, por kur mblidhemi bashkë, ne shkatërrojmë botën”.

Edhe në Lezhë maturantet kundërshtojnë tezen e Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë. Në shenjtë revolte një përfaqësi e tyre protestuan këtë të diel në qendër të qytetit.

Me pankarta në duar dhe me thirrje turp për ministrinë, maturantët kërkuan ribërjen e provimit. Ata thonë se në tezë ka pasur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur dhe këtë e konsiderojnë absurditet.

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV