Haradinaj për fundjavë në Durrës, takohet me Monika Kryemadhin

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zgjedhur të kalojë fundjavën në bregdetin shqiptar.

Nga Durrësi, ai ka postuar në Facebook foto me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi teksa bisedojnë së bashku.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj./Fjala.al/Ke.Ba