Kapja e rreth 500 mijë eurove/Kërkohet ndihma e italianëve për të zbardhur të vërtetën

Rreth 500 mijë euro të padeklaruara u kapën dje nga autoritet policore në portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur poshtë një kamioni.

Menjëherë pas ngjarjes u vu në pranga shoferi i kamionit, shtetasi Andon Thanasi, 56-vjeç, por në dëshmitë e tij para grupit hetimor ai ka mohur të ketë patur dijeni lidhur me atë shumë lekësh poshtë kamionit të tij.

Mësohet se autoritet po punojnë për të mësuar më shumë mbi veprimet e Thanasit. Sot, prokuroria e Durrësit i ka kërkuar autoriteteve italiane që ta informojë mbi itinerarin e 56-vjeçarit se me kë ka qëndruar, kë ka takuar apo ku ka qenë i parkuar kamioni.

Përgjigjja e këtyre pyetjeve mendon se do ta çojë më afër pronarit të vërtetë të shumës së parave të gjetura poshtë kamionit.

Për këtë rast prokuroria ka ngritur dy akuza ndaj Andon Thanasit, atë të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./En.Br./Fjala.al