Shënohet viktima e parë e një kreu shteti nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Burundit bëhet kreu i parë i shtetit në botë që humbi jetën nga Covid-19, konfirmojnë mjekët e spitalit Karusi, megjithë zyrtarët qeveritarë insistojnë se vdekja ishte për shkak të sulmit në zemër.

Një burim mjekësor në spitalin Karusi ku vdiq Nkurunziza, ka konfirmuar se presidenti kishte shqetësim në rrugët e frymarrjes para së të ndërronte jetë.

Mjekët në spitalin universitar Kamenge në Bujumbura i thanë AFP-së se kreu i institutit të shëndetit publik kërkoi të vetmin ventilator të spitalit të tyre dhe shefin e shërbimit tonë të reanimacionit ‘në emër të presidencës’ të hënën në 10 të mëngjesit.

Presidenti u dërgua në spitalin në Karusi, por ishte “shumë vonë”, ai ishte “tashmë i vdekur”, tha një burim mjekësor në Karusi. Dyshimet kishin qenë të larta se presidenti kishte Covid-19 pasi gruaja e tij ishte shtruar në spital në fund të majit me virusin.

Një dokument mjekësor i parë nga AFP thoshte që ajo kishte testuar pozitive për virusin dhe kishte probleme me frymarrjen.

Vendi afrikan njoftoi vdekjen ‘e papritur’ të Nkurunzizës më 9 qershor duke shpallur një javë kombëtare zie.

Qeveria ende nuk ka njoftuar një datë për varrosjen e tij, por po shënon periudhën shtatë ditore të zisë kombëtare, gjatë së cilës ka ndaluar muzikën në bare, klube të natës dhe karaoke, thuhet në një deklaratë të enjten./Br.Xh/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV