Aksident tragjik, ndërron jetë 31-vjeçari

FOTO ILUSTRUESE

Një 31-vjeçar ka mbetur viktimë si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Shkallnur.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi A.K., 31 vjeç duke drejtuar motorin tip “Skuter” ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes./En.Br./Fjala,al